Kim Kardashian me paraqitje të çuditshme në Javën e Modës në Milano, shfaqet e tëra e mbuluar me …

0
Kim Kardashian me paraqitje të çuditshme në Javën e Modës në Milano, shfaqet e tëra e mbuluar me …
Gjigandi

Kim Kardashian dhe Julia Fox rrezikuan të takoheshin me njëra-tjetrën në Javën e Modës në Milano.

Për t’i bërë gjërat më të tensionuara, të dyja zonjat duket se janë frymëzuar nga stili i përbashkët i ish-burrit të tyre, pasi të dyja kishin vënë mbulesa të çuditshme në fytyrat e tyre – njëlloj siç Kanye West ka preferuar të bëjë kohët e fundit.

Kim, 41 vjeçe, paraqiti kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa Julia, 32 vjeçe, shijoi një romancë gjashtëjavore me reperin, përpara se të ndahej në fillim të këtij muaji, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

Kim Kardashian u fotografua nga paparacët të shtunën e veshur me një xhaketë të zezë me kapuç dhe një palë syze dielli, teksa kishte mbuluar tërë fytyrën e saj me kapele duke mos dashur të zbulohet në publik.

Ajo kishte veshur një palë geta të zeza të ngushta që nxirrnin në pah format e saj të bujshme të trupit.

Ish-burri i saj, reperi Kanye West është një adhurues i veshjes së mbulesave të fytyrës – pasi ngjyra e zezë ka qenë njëherësh edhe koncepti i realizimit të albumit të tij më të fundit, “Donda”.

Kim gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano ka takuar edhe artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila dikur ka qenë ish-kunata e saj.

Rita në vitin 2012 pati një lidhje jetëshkurtër me vëllain e motrave Kardashian, Robin.

/abc24.al/

Foto: Rita Ora/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu