Kim Kardashian largohet nga Java e Modës në Milano me aeroplanin e saj të ri privat me vlerë mbi …

0
Kim Kardashian largohet nga Java e Modës në Milano me aeroplanin e saj të ri privat me vlerë mbi …
Gjigandi

Kim Kardashian u ngrit në qiellin mbi Italinë të premten mbrëma (24 shkurt), duke u larguar nga Java e Modës në Milano.

Ajo u nis për në shtëpi në Los Angeles nga qyteti italian me aeroplanin e saj të ri privat G65OER me një çmim bazë 95 milionë dollarësh, që ajo thuhet se e kishte ndërtuar nga e para.

Kardashian kishte pritur një vit për avionin, i cili ka një brendësi ngjyrë kremi, kashmiri dhe sedilje lëkure, të njëjtën skemë dizajni si shtëpia e saj, sipas mediave.

Foto: Backgrid

RonaTyra

Avioni është i njëjtë me atë të Jeff Bezos. Kim dizajnoi brendësinë me ndihmën e Tommy Clements dhe Waldo Fernandez.

Foto: Backgrid

Megjithatë, me  të gjitha personalizimet dhe dizajnin çmimi i plotë për aeroplanin ka të ngjarë Kardashianit t’i ketë kushtuar rreth 150 milionë dollarë, shkruan TMZ.

Foto: Backgrid

Avioni me 18 ulëse mund të jetë i madh dhe i shtrenjtë, por Kardashian është siguruar që të ftuarit të jenë komod, ata që hipin në të veshin një palë pantofla dhe pizhame SKIMS.

/abc24.al/

Foto: Backgrid

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu