Arbenita Ismajli duket mahnitëse në të bardha, thekson format joshëse të trupit

0
Arbenita Ismajli duket mahnitëse në të bardha, thekson format joshëse të trupit
Gjigandi

Arbenita Ismajli është padyshim një prej modeleve më të bukura dhe më të suksesshme shqiptare.

Bukuroshja zeshkane është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale dhe merr vëmendje me secilin postim që bën.

Edhe së fundmi ajo postoi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat vuri në pah bukurinë, sharmin dhe elegancën.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

RonaTyra

E veshur në kostum dypjesësh me ngjyrë të bardhë që ia theksonte linjat trupore në mënyrë perfekte.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Modelja përshtati dukjen me çantë me të njëjtën ngjyrë, pamja e saj u përfundua me flokët natyrale që i la të lira mbi supe, grim të lehtë dhe qafore ari.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Ndërkohë nuk kanë munguar pëlqimet dhe komente nga ana e fansave, të cilat kryesisht ishin pozitive.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që Arbenita është e martuar me reperin nga Gjilani, Fero, çifti janë prindër të një vajze. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu