Kim Kardashian: Kanye West më tha se karriera ime ka mbaruar

0
Kim Kardashian: Kanye West më tha se karriera ime ka mbaruar
Gjigandi

Divorci i Kim Kardashian dhe Kanye West mund të jetë edhe më i shëmtuar nga sa mendonin fansat.

Në trailerin e ri për “The Kardashians” të Hulu, themeluesja e “Skims” ndan një koment të pakënaqur që i bëri asaj tani ish-bashkëshorti, reperi Kanye West.

“Është vërtet e vështirë me Kanye”, rrëfen Kim, përpara se traileri të ndërpritet në një skenë ku ajo i thotë Kourtney Kardashian:”Ai më tha se karriera ime ka mbaruar”.

Foto: Getty Images

RonaTyra

Kim, 41 vjeç, i tha më parë Variety se West, 44 vjeç, filmoi skena për serialin e ri të familjes përpara se marrëdhënia e tyre të prishej plotësisht. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse West do t’i përgjigjet këtij momenti në emision.

Është gjithashtu e paqartë se sa pjesë të divorcit të tyre do të tregohen në shfaqjen e re, pasi themeluesja e “KKW Beauty” është përpjekur të mbajë çështjet e tyre private larg syrit tw mediave – pavarësisht se West insiston të bëjë gjithçka publike.

“Unë nuk mendoj se do ta kritikoja ndonjëherë babanë e fëmijëve të mi në shfaqjen time televizive”, tha ajo në një intervistë për Variety.

Foto: Getty Images

“Thjesht kjo nuk është në të vërtetë ajo që jam unë, dhe thjesht nuk mendoj se kjo do të më bënte të ndihem mirë. Të jesh në sy të publikut dhe të kesh mosmarrëveshje publike nuk është kurrë e lehtë. Por unë besoj në trajtimin e të gjithëve privatisht”, shtoi tutje Kim.

Pavarësisht se u lut publikisht që West të ndalonte postimin e ankesave në mediat sociale, stilisti Yeezy u ankua edhe një herë në Instagram të dielën (13 mars) për llogarinë e vajzës së tij North në TikTok.

“Hej të gjithë, sapo fola në telefon me Kim. I thashë të mos më kundërshtonte me këtë gjë të TikTokut. Unë thashë kurrë më”, tha reperi në videon e postuar në Instagram

Foto: Backgird

“Unë jam babai i saj dhe e di që ju nuk i respektoni baballarët dhe idenë e familjes, por thashë se nuk po lejoj që vajza ime të përdoret nga TikTok, të përdoret nga Disney”, tha tutje reperi i “Donda”.

Ndërsa Kim nuk iu përgjigj ankesave më të fundit të ish-it – i dashuri i saj Pete Davidson i doli në mbrojtje partneres së tij, teksa ajo më parë mbrojti praninë e North në TikTok si një burim krijues për të bijën.

“The Kardashians” do të shfaqet premierë më 14 prill në Hulu.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu