Izraeli tërhiqet nga pjesëmarrja në “Eurovision 2022”?

0
Izraeli tërhiqet nga pjesëmarrja në “Eurovision 2022”?
Gjigandi

KAN, transmetuesi kombëtar i Izraelit, ka lëshuar një deklaratë sot (e martë) ku thuhet se përfaqësuesit e shtetit të tyre nuk do të marrin pjesë në “Eurovision 2022” që mbahet në Torino të Italisë.

KAN ka vendosur të mos marrë pjesë në “Eurovision Song Contest 2022” në Torino për shkak të një greve të vazhdueshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

“Deri më tani, për shkak të grevës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, që prek protokollet e sigurisë, delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në Eurovisionin e Torinos”, thuhet në deklaratën e tyre.

As of now, due to the Ministry of Foreign affairs strike, that affects the security protocols, the Israeli delegation will not attend the Eurovision in Turin.

– KAN Eurovision Israel (@kaneurovision) April 12, 2022

RonaTyra

Megjithatë është ende e paqartë nëse Izraeli do të konkurrojë në “Eurovision” nga distanca me regjistrimin e tij të drejtpërdrejtë në kasetë.

Ndërkohë, kujtojmë që Izraeli zgjodhi  artistin Michael Ben David me këngën “IM” si përfaqësuese të këtij viti.

Ndërsa, sipas faqes zyrtare të “Eurovision” Izraeli do të këndonte i dyti me radhës në natën e dytë gjysmëfinale. /

abc24.al/

Song No. 2 💫 pic.twitter.com/fRLmgOEUy3

– KAN Eurovision Israel (@kaneurovision) March 29, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu