KF Vëllaznimi në shoqëri aksionare 

0
Gjigandi

Skuadra me renome Vëllaznimi nga Gjakova shndërrohet në shoqëri aksionare. 
“Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Klubit.

Anëtarët e Kuvendit të KF Vëllaznimi, duke u bazuar në statutin dhe rregulloren e kuvendit të klubit, sot me 16.06.2020” kanë marrë vendim unanimisht që KF Vëllaznimi nga OJQ (Organizata Jo Qeveritare ) të kaloj në Shoqëri Aksionare.

Duke i analizuar të gjitha çështjet rreth rrugëtimit të klubit prej momentit të themelimit e deri më tani, gjithashtu duke u bazuar në vështirësitë e vazhdueshme për të i siguruar mjetet financiare të kostos së shpenzimeve të domosdoshme për vazhdimin e pjesëmarrjes në gara.

Anëtarët e Kuvendit me shumicë votash kanë votuar vendimin që Klubi të jetë i hapur për privatizim në bashkëpunim me Kuvendin Komunal”, thuhet nga KF Vëllaznimi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu