Janë ndaluar disa aktivitete nëpër liqenet e Kosovës. Ndalimi i peshkimit dhe notit, deponimi i mbeturinave dhe shkarkimi i ujërave të ndotura, janë disa nga ndalesat që janë vendosur në Liqenin e Batllavës.
Por, këto ndalesa të vendosura në tabela janë dëmtuar. Këto vendime i kanë kundërshtuar banorët e Orllanit.
“Noti e peshkimi nuk e ndotin liqenin. Kurse, ato të tjera e ndotin shumë”
, thotë Afrim Ibishi për radio televizioni publik të Kosovës.
Ndalesat i kanë kundërshtuar edhe organizatat joqeveritare. Në anën tjetër, nga Kompania Rajonale e Ujësjellëit Prishtina kanë dhënë arsyet e këtyre vendimeve.