Këto janë gjashtë llojet e identifikuara të koronavirusit dhe simptomat

0
Gjigandi

Të dhënat nga një aplikacion për përcjelljen e simptomave i ndihmuan studiuesit britanikë që të zbulojnë gjashtë lloje të COVID-19. Gjetjet tani mund t’i ndihmojnë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me koronavirus janë më në rrezik në valët e ardhshme të pandemisë.
Lloji i parë është “Grip” pa temperaturë. Simptomat janë dhimbja koke, humbje e erës, dhimbje muskujsh, kollë, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi dhe pa temperaturë.
Lloji i dytë është “Grip” me temperaturë, i cili karaktikerizohet me simptoma, si: dhimbje koke, humbje e erës, kollë, dhimbje fyti, zë i ngjirur, temperaturë dhe humbje e oreksit.
Lloji i tretë i COVID-19 është Gastrik. Të infektuarit me këtë lloj kanë dhimbje koke, humbje të erës, humbje të oreksit, diarre, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi dhe nuk kanë kollë.
Tri llojet e tjera të koronavirusit janë më të rënda dhe ndahen në nivele.
Koronavirusi i rëndë: Niveli një, ka këto simptoma: lodhje, dhimbje koke, humbje e erës, kollë, temperaturë, zë i ngjirur dhe dhimbje gjoksi.
Lloji i rëndë: Niveli dy, karakterizohet me dhimbje koke, humbje e erës, humbje e oreksit, kollë, temperaturë, zë i ngjirur, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, shpërqendrim dhe dhimbje muskujsh.
E lloji i fundit i koronavirusit është i rëndë: Niveli tre dhe ka këto simptoma: dhimbje koke, humbje e erës, humbje e oreksit, kollë, temperaturë, zë i ngjirur, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, shpërqendrim, dhimbje muskujsh, gulçimë, diarre dhe dhimbje barku.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu