Këtë fundjavë mund të shihet eklipsi i diellit

0
Gjigandi

Këtë fudnjavë, vëzhguesit e qiellit në hemisferën lindore, do të mund të ndjekin eklipsin unazor të diellit, në kulmin e solsticit të verës. Ky lloj eklipsi karakterizohet nga unaza mahnitëse e zjarrit, pasi nuk është një eklips total dhe pjesa anësore e diellit mund të vazhdojë të shihet përreth hënës.

Eklipset unazore janë të ngjashëm me eklipset totale në të cilët, hëna, toka dhe dielli janë vendosur në një linjë në mënyrë që hëna të vendoset direkt mbi diellin, e parë nga toka. Por një eklips total nuk ndodh kur hëna nuk mund të bllokojë tërësisht diskun e dukshëm të diellit pasi ajo ndodhet larg tij ndaj edhe pamja e saj në qiell është dukshëm më e vogël se e diellit.
Kjo do të thotë se një unazë e vogël e diskut diellor do të jetë e dukshme përreth hënës. Eklipsi diellor ndodh rreth dy javë para ose pas një eklipsi hënor. Më 5 qershor në fakt kishte një eklips hënor dhe ai i radhës do të regjistrohet më 5 korrik.
Eklipsi unazor do të fillojë më 21 qershor dhe do të përshkojë një trajektore që nis në agim në Afrikë dhe zhvendoset drejt Kinës para se të përfundojë në perëndim mbi Oqeanin Paqësor.
Ai do të jetë i dukshëm mbi Afrikën qendrore, gadishullin arabik, Pakistan, Indinë Veriore, Kinën qendrore ndërsa një eklips i pjesshëm do të mund të shihet mbi Azi, Afrikë, Evropën jugore e lindore, Australinë veriore. Sigurisht nëse qiejt do të jenë të pastër dhe moti do ta lejojë shikimin. Në total, eklipsi do të zgjasë për 3.75 orë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu