Franck Kessie ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Milan.
Ai thotë se ndjehet si në shtëpi dhe as që dëshiron të mendojë për largim.
Mesfushori kohëve të fundit është lidhur me një kalim në Premierligë.
“Ndihem si në shtëpi, dua të qëndroj këtu”, u shpreh Kessie.
“Kemi pasur kohë të keqe me koronavirus. Nuk ishte e lehtë për ne të mbylleshim, kështu që tani duam të kthehemi të luajmë”.