Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se në këshill ishte ftuar edhe kreu i opozitës.
“Do kisha dashur që të kishim edhe zotin Basha, të cilin e ftuam dhe shpresuam që do e merrte këtë hap të rëndësishëm” tha ai.
Ndërsa vijoi më tej për mbledhjen në fjalë tha: “Do t’i sygjeroja qeverisë që përveç këtij plani të kemi një plan më të detajuar me masa specifike. Duhet të kemi institucione përgjegjëse që t’i kemi të përcaktuara detyrat që kanë. Kemi humbur kohë për ato që janë kryesore, por meqë jam folësi i fundit i falenderoj të gjithë ata që janë këtu. E dëshmoj rëndësinë që ka Ballkani përëndimor për BE. Mbetem besim plotë se nëse angazhimi vazhdon kështu ne do përparojmë në kapitujt e tjerë”, tha ai.
Shkruar nga: top-channel.tv