Kërkoi largimin nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Kosova’, Stresi ‘ndryshon mendje’

0
Gjigandi

Stresi i ka habitur të gjithë mbrëmjen e djeshme ku ka kërkuar papritur të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”. Reperi insistonte në largimin e tij aq sa nisi duke shkelmuar dhe dyert e shtëpisë.

E gjitha nisi pas një sfide nga “Vëllai i Madh” ku ai dhe Xhuli ishin të lidhur me njëri- tjetrin me pranga dhe për një moment Stresi ka humbur durimin duke i hequr ato dhe duke këkuar menjëherë largimin, ku nisi të përgatiste dhe valixhet.

“E kam me veten, kam probleme me vetën, nuk e kam problemin me ty, e kam problemin me veten, nuk rri dot më këtu, s’jam për këtu unë më. E kam me durimin tim, nuk duroj dot më. Më ka ardhur dita, nuk mbajë dot këtu, nuk rri dot më këtu. Nëna Shpresa më pret në shtëpi”,- u shpreh i tensionuar Stresi duke i shqetësuar banorët e tjerë.

Por më vonë, reperi është qetësuar dhe vendosi të qëndrojë. Gjatë një bisede me banorët e shtëpisë, Stresi u shpreh se e gjitha ishte një gjendje e rënduar emocionale.

“Plasa, mu shtrëngua zemra. Nuk ma ka fajin asnjë, por të mblidhen të gjitha gjërat dhe kemi nevojë…është psikologjike. Volla, u bëra keq. Nuk është natyra ime t’i bie dhomës dhe dyerve me shqelm. Bllokohesh për një moment, se çfarë nuk kemi kaluar për 1 muaj e gjysmë. Ke bërë gabim e kanë bërë gabime, të kanë tjetërsuar e ke çtjetërsuar”,- tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu