Kërkohet largimi i McGregor nga ranglistat e UFC-së

0
Gjigandi

Nga UFC është kërkuar që ta largojë Conor McGregorin nga ranglistat e tyre për shkak të pensionimit.

31-vjeçari është pensionuar për herë të tretë brenda katër vitesh, mirëpo vazhdon të jetë në vend të katërt në renditje në kategorinë e peshave të lehta.

Pasi Henry Cejudo hoqi dorë nga titulli në kategorinë super të lehtë si pasojë e pensionimit, UFC e largoi nga renditjet, ndërsa Jose Aldo dhe Petr Yan dueluan për titullin e tij.

Për këtë arsye, Gilbert Burns, i cili e sfidon kampionin e peshave të mesme të lehta, Kamaru Usman, në UFC 252 – ka kërkuar që të largohet edhe McGregor.

“Cejudo u pensionua, ata e hoqën menjëherë nga ranglistat, ta bëjmë të njëjtën gjë edhe me Conorin”, ka thënë ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu