Kërkesa për arrestimin e deputetit të PS-së në Shqipëri, Balla: Nuk bëhemi mburojë për askënd

0
Kërkesa për arrestimin e deputetit të PS-së në Shqipëri, Balla: Nuk bëhemi mburojë për askënd
Gjigandi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla u shpreh sot se “PS nuk do të jetë dhe nuk ka qenë asnjëherë zyrë avokatore për askënd brenda saj, që vendoset në përballje me drejtësinë”.

I pyetur nga gazetarët mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për të arrestuar deputetin Alqi Bllako për përfshirje në aferën e impianteve të plehrave, Balla tha se PS nuk është mburojë për askënd.

Ai shtoi se “ne do të vazhdojmë të punojmë të palëkundur për të thelluar më tej efektet e Reformës në Drejtësi”.

“PS ka vendosur një vijë të kuqe me këdo. Sapo ndaj një përfaqësuesi të PS-së drejtësia vendos një masë sigurie ose sjell në Kuvend një kërkesë për hetime apo për çështje të tjera, natyrshëm që vija e kuqe është që PS nuk është mburojë për askënd. Kjo duhet të jetë një vijë e kuqe për këdo dhe ky ka qenë qëndrimi që kemi mbajtur në mënyrë konseguente gjithmonë kur jemi vendosur para një situate të tillë”, tha Balla.

Ndërkohë ai informoi se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet nesër në orën 18:00 dhe procedura e Kuvendit do të vijojë pa asnjë vonesë në funksion të faktit që drejtësia të bëjë detyrën e saj, pa u penguar në asnjë moment, raporton ATSH.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu