Kërkesa e opozitës për hapjen e listave 100%, Presidenti Meta: Shërbim i çmuar për demokracinë

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas kërkesës së shtruar nga Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për hapjen 100% të listave.

Ai e ka quajtur akt historik dhe shërbim të çmuar për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.
Reagimi i plotë:
Pranimi publik nga lideri i Opozitës së Bashkuar, z.Lulzim Basha për HAPJEN E LISTAVE 100% është AKT HISTORIK dhe SHËRBIM I ÇMUAR për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.
Është respekt dhe detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.
Tani Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu