Jorgo Meksi mbyll sezonin dhe hap një gropë të madhe në krahun e djathtë të mbrojtjes së Skënderbeut.
Futbollisti korçar i Skënderbeut ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë.
Pas kontrolleve mjekësore në një klinikë private në Tiranë ka rezultuar se dëmtimi është serioz dhe kërkon një kohë të gjatë rikuperimi.
Në bazë të të dhënave paraprake, sikur bëhet me dije, se Meksi do të jetë të paktën një muaj larg fushave por burimet pranë klubit flasin për një kohë më të gjatë rikuperimi.
Ajo që është më e rëndësishme në këtë moment qëndron te fakti se rikuperimi i lojtarit nuk ka nevojë domosdoshmërisht ndërhyrjen kirurgjikale por mund të riaftësohet përmes terapive.
Një lajm i mirë pasi në rast operacioni, koha e rikuperimit do të ishte shumë më e gjatë.