Francë/ Vandalizohet statuja e Volterit, Macron-i: Harrojeni, nuk e fshijmë historinë!

0
Gjigandi

Dy statuja janë vandalizuar në Paris në mesin e lëvizjes globale për heqjen e monumenteve të lidhura me kolonializmin dhe skllavërinë.

Një prej tyre i përket administratorit kolonialist, Hubert Lyautey dhe tjetra filozofit të famshëm, Volter, i akuzuar gjithashtu për përfitime nga tregtia e skllevërve. Protestuesit I qëlluan të dyja me bojë të kuqe. Lyautey ishte një figurë kyçe për interesat franceze në Indokinë dhe ndihmoi në shtypjen e rebelimit të një grupi kryengritësish anti-franceze në kufirin me Kinën. Volteri nga ana tjetër, një prej shkrimtarëve dhe filozofëve më të njohur të vendit, kishte investuar në Companie des Indes, një kompani perandorake e përfshirë fuqishëm në tregtinë e skllevërve.
Thuhet madje se një anije skllevërish kishte marrë emrin e dicka, gjë që Volteri, I cili në të vërtetë quhej François-Marie Arouet, pretendohet se e konsideronte një nder. Statujat dhe monumentet janë bërë kthyer në temë debati, e në shumë raste edhe në objektiva të vandalizmit, në vazhdën e protestave globale të Black Lives Matter pas vdekjes së George Floyd në SHBA. Presidenti Emmanuel Macron megjithatë e bëri të qartë të dielën se Franca nuk do të “fshijë asnjë gjurmë të historisë së saj” dhe u zotua që statujat e figurave historike, të mos lëvizin nga vendi.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu