Kepa dëshiron largimin

0
Gjigandi

Kepa Arrizabalaga është i gatshëm të pranojë një ulje page, vetëm për tu larguar nga Çelsi. Portieri spanjoll ka bërë paraqitje zhgënjyese në kampionat ku ka ndër përqindjet më të dobëta të pritjeve me 54.5%.

Çelsi pagoi shumën rekord prej 71 milionë eurosh, por Kepa nuk e ka justifikuar shpenzimin e bërë për të.

Çelsi ka pësuar 54 gola këtë sezon, më shumë se 11 skuadrat e para në tabelë . Largimi mesa duket është i pashmangshëm, me portierin që mund të rikthehet në Spanjë pasi për të kanë shprehur interes Sevilja dhe Valenia. Por së fundmi një ide e çmendur ka dalë në skenë , ku Çelsi kërkon ta shkëmbejë me portierin e Atletiko Madridit, Jan Oblak plus para.

Kepa përfiton rreth 150 mijë euro në javë , dhe është gati të ulë rrogën e tij vetëm që të largohet nga Çelsi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu