Shqiptari që u rrah keq në Prishtinë, para se të ndodhnin trazirat në Zagreb!

0
Gjigandi

Askush në Kosovë nuk e kujton datën e 8 prillit të vitit 1990!  

8 prilli që shënon historinë me të zezë të futbollit në ish Jugosllavi, sepse aty veç vloi edhe kulmi i turpit të regjimit komunist  ish jugosllav dhe Serbisë.  Aty u pa urrejtja e madhe ndaj shqiptarëve e KF Prishtinës.

Policia e asaj kohe futet në fushë dhe rrahu futbollistët e Prishtinës, më së keqi e kishte pësuar mbrojtësi Gani Llapashtica, që ishte bërë për spital. 

Kur Gani Llapashtica ishte në spital me 8 prill 1990

RonaTyra

Kjo ndodhi pas ndeshje Prishtina – Proleter nga Zrenjanini (në kuadër të ligës së dytë), e cila kishte përfunduar në kohë të rregullt baras (0:0), kur atëkohë ndeshjet përfundonin baras  duhej që penalltitë që të përcaktonin se cila skuadër do ta fitonte një pikë. Proleteri fitoi me 7:6.  

Me 8 prill u rrah keq Llapashtica në Prishtinë e nuk shkoi më shumë se një muaj, me 13 maj ndodhën trazirat në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, në ballafaqimin mes Dinamos së Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit. Aty u rrahën tifozët mes vete dhe u ndërpre ndeshja.  

Para se të ndodhte në Zagreb ndodhi në Prishtinë, aty u shtrua dhunë e paparë dhe e turpshme ndaj futbollistëve shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu