Këngëtari Olly Alexander performon me taka në Londër

0
Këngëtari Olly Alexander performon me taka në Londër
Gjigandi

Olly Alexander performoi teksa kishte mbathur taka të larta gjatë shfaqjes “Fashion In Motion: Harris Reed” në Muzeun ‘Victoria and Albert’ në Londër të premten.

Këngëtari i “The Years & Years”, 31 vjeç, rriti shtatin e tij prej 175 centimetrash me çizmet e zeza prej lëkure deri tek gjuri, ndërsa po dilte në skenë në event, një shfaqje

live

me pika kryesore nga koleksionet e “Reed” në një performancë mode të porositur posaçërisht.

Ai theksoi trupin e tij të tonifikuar i veshur me kostumin e tij të zi, i cili përbëhej nga pantallona të ngushta, shkruan

DailyMail

.

Këngëtari nuk kishte veshur këmishë poshtë xhaketës së tij, e cila kishte një bisht prej materiali të zi, blu dhe të bardhë.

Frontmeni i “The Years & Years” organizoi një shfaqje argëtuese ndërsa këndoi për audiencën në këtë ngjarje.

“Fashion In Motion: Harris Reed” paraqiti pikat kryesore nga koleksionet e “Reed” në një ekspozitë të porositur posaçërisht si pjesë e ekspozitës së re, “Fashioning Masculinities: The Art of Menswear”.

Të enjten, Olly shfaqi sensin e tij të bujshëm të stilit me një pelerinë bardh e zi në ndejën private “Fashion In Motion: Harris Reed” në partneritet me markën “Gucci”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu