Në Komisionin e Posaçëm Hetimor në Kuvend të ngritur për Presidentin Ilir Meta shumica dhe opozita parlamentare kanë paraqitur dy raporte të ndryshme dhe sipas të gjitha gjasave në parlament do të shkojnë dy qëndrime për kreun e shtetit.
Ulsi Manja: Sot do të bëhet prezantimi i raportit. Nëse Valteri ka raport të opozitës parlamentare do të dorëzojë sot dhe në përfundim do u shpërndahen kolegëve që të hënën të kemi diskutim përfundimtar. Nëse kemi dakordësi do të miratojmë një raport, nëse ka qëndrime të kundërta, do të shkojë në Kuvend një raport me dy qëndrime.
Halit Valteri: Drejt seancës do të shkojmë me dy raporte dhe do të paraqesim një qëndrim tonin si opozitë parlamentare.
Ndërkohë Klotilda Bushka u shpreh se gjatë hetimit “rezultuan disa shkelje, për zgjedhjet ashtu dhe për emërimet në GJK, këto shkelje, pasojat që kanë sjellë, janë shkelje që të marra në tërësi që nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar presidentin”.
Burimi: top-channel.tv