Katie Price fotografohet duke shijuar çaste intime me të fejuarin gjatë pushimeve në Tajlandë

0
Katie Price fotografohet duke shijuar çaste intime me të fejuarin gjatë pushimeve në Tajlandë
Gjigandi

Modelja Katie Price tregoi gjinjtë e saj të mëdhenj e veshur me bikini të vogla, teksa freskohej pranë pishinës me të fejuarin Carl Woods.

Ylli dukej e relaksuar në Tajlandë, teksa tregonte rezultatin e operacionit të fundit plastik që kreu në gjoksin e saj, shkruan

The Sun

.

Carl, 33 vjeç, u pa aty pranë në fotografitë ekskluzive të siguruara nga tabloidi The Sun dhe soditi me adhurim zonjushën e tij, e cila i la pak vend imagjinatës duke u shfaqur me bikini të verdhë me dizajn të kaktuseve të gjelbra në to.

RonaTyra

Foto: Backgrid

Katie i mblodhi flokët e saj natyrale në një topuz, ndërsa gjithashtu tregoi koleksionin e saj mbresëlënës të tatuazheve.

Por gjinjtë e saj të rinj morën vëmendje në ishullin turistik luksoz të Koh Samui, ku ajo vendosi të kalojë pushimet pas operacionit të fundit të gjoksit.

Foto: Backgrid

Ylli tha javën e kaluar se ndërhyrja e saj e fundit me gjoksin ishte procedura e saj e 24-të në gjoks – pasi e kishte nisur duke bërë operacionin e parë plastik në vitin 1998.

Ajo u tha fansave se implantet e gjoksit të saj janë në një kasafortë në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë “në shitje për një milion funte”.

Foto: Backgrid

Katie është e mbuluar me tatuazhe – ajo ka një fotografi të madhe të fytyrës së Carlit tatuazh, që të përputhet me atë që ai ka si tatuazh në trupin e tij.

Dyshja i quajnë këto tatuazhe të përbashkëta “më shumë se një tatuazh – një nderim për njëri-tjetrin”.

Foto: Backgrid

Konturet e luleve dhe gjetheve mund të shihen gjithashtu në një tatuazh në kyçin e dorës së saj, tatuazh i cila dikur ishte me emrin e ish-bashkëshortit të saj, Peter Andre.

Tatuazhi kishte emrin ‘Pete’ të rrethuar me zemra, por më vonë ajo e mbuloi atë duke e shndërruar në trëndafil, pas ndarjes.

Foto: Backgrid

Ajo ka bërë dy tatuazhe të reja në udhëtimin e saj në Tajlandë – e para prej të cilave mbuloi parakrahun e saj me lule në atë që mendohet të jetë një dedikim për nënën e saj të sëmurë Amy.

/abc24.al/

Foto: Backgrid

Foto: Backgrid

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu