Besa Llugiqi rikthehet fuqishëm në Gdansk të Polonisë

0
Gjigandi

Për dy ditë rresht, me ftesë të Operës Baltike në Gdansk të Polonisë, sopranoja e njohur kosovare Besa Llugiqi është rikthyer fuqishëm në ish-Operën Shtetërore Baltike ku interpretoi në rolin kryesor të Thaïs në kuadër të operës “Thaïs” të kompozitorit të njohur francez të epokës romantike, Jules Émile Frédéric Massenet.

Në sallën e stërmbushur të operës në Gdansk, ku ajo kishte debutuar më 2019, Llugiqi sërish rrëmbeu zemrat e publikut vendas të cilët sopranon kosovare e pritën me ovacion.

“Ishte një kënaqësi e madhe për mua të interpretoj dy netë rresht njërin prej roleve të mia të parapëlqyera, Thaïs, e rrethuar me artistë fantastikë dhe orkestrën e mrekullueshme të Operës Baltike në Gdansk. Pas suksesit të Thaïs, mezi pres të vazhdoj provat në rolin e Violetta Valéry në “La traviata”-n e kompozitorit të njohur italian, Giuseppe Verdi, nesër në Bullgari, opera e cila do të shfaqet më 26 mars, në Stara Zagora”, ka thënë Llugiqi pas shfaqjes.

Me këtë rast, përmes një videoje, Llugiqi falënderoi mediet për mbështetjen.

Vlen të theksohet se gjatë shfaqjes në Gdansk, Besa së bashku me kastin e interpretuan himnin e Ukrainës, në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas.

Rolin tejet kompleks, të ndjeshëm, dramatik dhe me shtrirje të gjerë vokale të Thaïs, Llugiqi e interpretoi e shoqëruar nga regjisori dhe dramaturgu i njohur polak, Romuald Wicza-Pokojski, dirigjenti i njohur francez, Nicolas Krauze, baritoni i njohur polak në rolin e Athanaël, si dhe tenori i njohur polak në rolin e Nicias, Lukasz Zaleski.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu