Kasami, Lenjani, Toma dhe Kabashi me Sionin dëshpërojnë

0
Gjigandi

Sioni rrezikon që të bie nga elita e futbollit zviceran. Sionin  barazon me rezultat 1:1 me Luganon, në takimin e javës së 32-të.

Shqiptarët  Pajtim Kasami, Ermir Lenjani, Bastien Toma dhe Arian Kabashi me Sionin si vendas nuk ia dolën që t’i ndalin tri pikë dhe tani rrezikohen seriozisht, sepse vetëm dy pikë janë larg skuadrës që renditet e fundit në klasifikim. 

Në minutën e 11-të Gerndt shënon për Luganon, ndërsa atë të 33-tën Mariq dështon nga penalltia për ta thelluar epërsinë. 

Në minutën e 61-të, Grgiç barazon shifrat 1:1.  

Kasami luajti tërë takimin, ndërsa Lenjani u zëvendësua në minutën e 62-të dhe Kabashi futet në lojë menjëherë në pjesën e dytë dhe Bastian Toma u ndërrua në minutën e 87-të.

RonaTyra

Sioni është në pozitën e parafundit (i nënti) me 29 pikë, ndërsa Lugano mban pozitën e shtatë me 37 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu