Portieri i Liverpoolit, Loris Karius është gati të rikthehet në Gjermani, pasi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Hertha Berlinin.
Karius përfundoi huazimin e tij te Besiktas këtë javë duke përmendur pagat e papaguara si arsye kryesore të largimit.
Ish-numri 1 i Mainzit nuk dëshirohet te Liverpooli për sezonin e ardhshëm dhe është inkurajuar që ta gjejë veten një klub të ri.
Sipas gazetës turke Sabah, Karius tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin Hertha Berlin.
Megjithatë, drejtuesi i klubit gjerman, Michael Preetz nuk pranoi marrëveshjen, por as nuk mohoi pretendimet.
“Ne përgjithësisht nuk i komentojmë thashethemet e tilla. Do të donim t’i mbanim ashtu”, ka thënë Preetz.