Loris Karius do të provojë të rilindë edhe një herë në kampionatin ku spikati me paraqitjet e tij, pra në Bundesligë.
Portieri gjerman do të mbahet mend gjatë për gafat e tij në finalen e madhe të vitit 2018 Real Madrid-Liverpool, ku i dhuroi dy gola ekipit “Los Blancos” dhe njollosi thuajse përgjithmonë karrierën e tij.
Pas huazimit të dështuar te Besiktas, Karius pritet të rikthehet në Bundesligë, me mediat gjermane që raportojnë se destinacioni i portierit të “The Reds” do të jetë Hertha e Berlinit.
Klubi nga “Olympiastadion” e sheh Karius si pausesin ideal të Rune Jarstein, i cili numëron plot 35 vite mbi supe tashmë.