Karateistët shënojnë Ditën e Çlirimit të Kosovës

0
Gjigandi

Me rastin e 12 Qershorit “Ditës së Çlirimit të Kosovës” Federata e Karatesë së Kosovës ka organizuar shënimin e kësaj feste duke manifesytuar në bulevardin kryesor të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë pikërisht në simbolikën e datës së 12.06.1999.

Sipas drejtuesve të FFK, sportistët e karatesë të veshur me uniformën e bardhë do të simbolizojnë “pëllumbat e paqes human” në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të UÇK-së dhe të rënëve e viktimave të luftës kundër pushtuesit.

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi me këtë rast u shpreh se sot po festojmë pak më ndryshe këtë ditë, dhe mënyra më e mirë për ti nderuar ata që dhanë jetën për liri sipas tij është arritja e sukseseve të sportistëve tanë.

Krasniqi: Duke arritur suksese në karate, nderojmë ata që dhanë jetën për liri

“Sot Federata e Karatesë së Kosovës e feston 21 vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Kjo ditë u arrit me sakrificë të madhe, me mund të madh dhe me gjak. Falë UÇK-së, të cilët ishin të gatshëm që deri në frymën e fundit të tyre ta japin vetëm për mbrojtjen e vendit të vet. Fal atyre të cilët e deshën dhe e mbrojtën vendin e tyre duke mos menduar fare, diferencën, kundërshtarin të cilin e kishim shumë të vështirë… Ne sot po festojmë pak më ndryshe siç po e shihni dhe normalisht që edhe emocionet i kemi të përziera në këtë moment meqenëse gëzimi dhe krenaria për këto dit që i patëm dhe që po i presin janë shumë të mira, por njëkohësisht edhe dhimbja është shumë e madhe për ata të cilët i humbëm për këtë liri të cilën ne sot po e gëzojmë”, u shpreh Krasniqi.

RonaTyra

I pranishëm në këtë organizim ishte edhe drejtori për kulturë, rini dhe sport në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha i cili ndër tjerash u shpreh se komuna e ka përkrahur këtë manifestim dhe kjo datë sipas tij shënon edhe simboliken e hapjes së sportit në Prishtinë.

Rexha: Po festojmë ditëm më sublime të Kosovës

“Komuna e Prishtinës e ka përkrahur këtë manifestim, këtë festim ndryshe të ditës së Çlirimit të Kosovës dhe kjo shënon njëherit edhe simboliken e hapjes së sportit në Republikën e Kosovës. Gjithmonë duke pasur kujdes dhe pa panik. Ne sot festojmë ditën më sublime të Republikës së Kosovës ku shfrytëzoj rastin të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, NATO-n dhe të gjithë ata që kontribuuan që ne sot të jemi të lirë këtu”, tha Rexha.

Kampionia e shumëfishtë në karate, Vlerona Shala u shpreh se tani janë shumë të lumtur që mund të stërvitin dhe ta përfaqësojnë vendin e tyre në arenën ndërkombëtare pa ndonjë problem nga shtetet tjera.

Shala: Tani mund të garojmë lirshëm

“Është një ndjenjë shumë e mirë që pas një kohe të gjatë e festojmë, Ditën e Çllirimit të Kosovës, është një ndjenjë shumë e mirë që mund me stërvitemi, mundemi me garu lirshëm dhe pa ekupimin e kundërshtarëve tanë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë karateisti tjetër, Melos Gashi i cili është edhe medalist evropian, u shpreh se me suksesin e tij në karrierë do të mundohet ti nderoj të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Gashi: Me sukses mundohem ti nderoj ata që dhanë jetën për lirinë

“Për mua si karateist i ri është shumë ndjenjë e mirë për shkak që pas 21 vitesh luftë dhe sakrificë ne jemi çliruar dhe më vjen mirë për me ia kthy atyre që luftuan për këtë vend, që dhanë gjak për këtë vend, ne me ia kthyer si brez i ri me shumë suksese me ia dhuru Kosovës”, deklaroi

Kujtojmë që karateistët kosovar në nderim të kësaj dite, të rreshtuar marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skenderbeu” aty ku demonstruan teknikat Ol-Zuki dhe Gyaku Tzuki nga 5 herë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu