Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e një shtetesi 25-vjeçar, pasi është kapur me armë e municione luftarake.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale Rr. H., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Te mbikalimi i Rinasit, policia ka lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin Rr. H., 25 vjeç. Gatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak dhe një armë e ftohtë (thikë).
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak. /abc24.al/