Zinedine Zidane ka ftuar 23 lojtarë për përballjen me Granadën, e vlefshme për xhiron e 36 në La liga.
Për ndeshjen që zhvillohet të hënën nga ora 22:00, Zizu nuk e ka ftuar swrish James Rodriguez.
Që nga ndeshja me Athletic Bilbaon, kur James me kërkesë të tij kishte mbetur jashtë listës së lojtarëve të ftuar, trajneri francez nuk e ka ftuar më në skuadër.
Ai është lënë në shtëpi edhe për ndeshjen e së hënës dhe kjo tregon se raportet mes tyre janë ftohur më shumë se më parë dhe se zgjidhja më e mirë është që t’i ndajnë rrugët dhe kështu do të ndodhë, pasi James ka oferta nga Anglia dhe Italia.
Kundër Granadës do të mungojnë edhe Mariano, Marcelo dhe Luka Jovic, që të tre kanë ndjerë shqetësime në stërvitjen e së shtunës.