Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” në Durrës tha se fituan një kauzë shpirtërore dhe morale.
“Të dashur qytetarë, votues të djathtë dhe të majtë, bashkëpunëtorë të ngushtë të “Shtëpisë së lirisë”, të rinj dhe të moshuar, ju përulem përpara mbështetjes që më keni dhënë në këtë fushatë entuziaste. Duke falènderuar secilin prej jush, them me bindje se votëbesimi juaj nuk do të humbasë kurrë! Siç kam qenë në ballë të përplasjeve më të vështira prej vitesh, ashtu do të vazhdoj që të përballem për të mbrojtur çdo kauzë dhe çdo interes në të mirë të qytetit dhe qytetarëve tanë të dashur.
Sot ne fituam një kauzë shpirtërore dhe morale, kauzën e mirësisë qytetare! Prandaj ne më shumë se kurrë, do të vazhdojmë misionin tonë për rikthim të shpresës dhe ndryshimit!
I juaji, Ardi!”,
shkruan Muka.
Ardian Muka doli fuqi e dytë në Durrës, duke marrë 19,876 vota, ndërsa Emiriana Sako mori 39,157 votash.