Kanadaja ndalon Huawei Technologies të Kinës nga rrjetet 5G

0
10
Gjigandi

Kompanive në Kanada nuk do të lejohen të instalojnë pajisje Huawei në rrjetet e tyre 5G me shpejtësi të lartë.

Kështu ka bërë të ditur të enjten qeveria kanadeze, duke u bashkuar me aleatët në ndalimin e kompanisë gjigante të teknologjisë kineze.

Kanadaja kishte qenë i vetmi anëtar i aleancës Five Eyes që nuk ndaloi ose kufizoi përdorimin e pajisjeve nga Huawei Technologies Co. Ltd. në rrjetet e saj 5G.

SHBA dhe anëtarët e tjerë – Britania, Australia dhe Zelanda e Re – e kanë ndaluar më parë Huawei.

“Ne po shpallim synimin tonë për të ndaluar përfshirjen e produkteve dhe shërbimeve të Huawei dhe ZTE në sistemet e telekomunikacionit të Kanadasë”

, citohet të ketë thënë ministri i Industrisë, François-Philippe Champagne.

Ndalimi i Kanadasë përfshin gjithashtu ZTE Corp., një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Kinë dhe një që është në pronësi të shtetit.

Champagne shtoi se “ofruesit që tashmë e kanë të instaluar këtë pajisje do t’u kërkohet të ndërpresin përdorimin e saj dhe ta heqin atë”.

Ai tha se kompanive kanadeze wireless nuk do t’u ofrohet kompensim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu