Kanabis, konflikt dhe arrestime, çfarë po ndodh në Bulqizë?

0
25
Gjigandi

Një parcelë me kanabis është asgjësuar nga policia në Bulqizë dhe një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë. Policia ka bërë të mundur djegien dhe asgjësimin e parcelës.

Si rezultat, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Golovisht, njësia Administrative Gjoricë janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është arrestuar në flagrancë,” ka njoftuar policia.

Po ashtu për plagosjen e një shtetasi, i cili më vonë ndërroi jetë në spital, policia ka ekzekutuar 3 urdhër “arrest shtëpie”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër ekzekutuan 3 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, e cila pas hetimeve të thelluara për ngjarjen e ndodhur më datë 26.06.2022, ku pas një konflikti mbeti i lënduar rëndë një 60-vjeçar, i cili më pas humbi jetën në spital, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. T., L. K., A. T., të cilët po procedoheshin penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”,” është shtuar më tej në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu