“Kam probleme shëndetësore”/ Kandidati për kreun e PD-së në Shkodër tërhiqet nga gara, tregon arsyen

0
“Kam probleme shëndetësore”/ Kandidati për kreun e PD-së në Shkodër tërhiqet nga gara, tregon arsyen
Gjigandi

Një tjetër kandidat është tërhequr nga gara për kreun e PD-së, dega Shkodër. Bëhet fjalë për deputetin demokrat Emiliano Çekini.

Përmes një postimi në Facebook, Çekini shkruan se për shkaqe shëndetësore dhe angazhime familjare nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së kreut të PD-së në Shkodër.

Duke shprehur mirënjohje për votuesit, ai e mbyll shkrimin e tij me thirrjen për pjesmarrje masive në votim ditën e nesërme.

Postimi i plotë:

Të nderuar miqtë e mi!

RonaTyra

Dua të falenderoj të gjithë Anëtarët Demokratë, për propozimin dhe për mbështetjen e tyre, për ti përfaqësuar në drejtimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Shkodër.

Me keqardhje, e ndjej detyrim t’ju informoj, që unë nuk do jem kandidat në proçesin e votimit për përzgjedhjen e kryetarit të degës, kjo për shkak të angazhimeve të mija familjare, për arsye shëndetësore!

Votimet zhvillohen nesër në hollin e Teatrit Migjeni, nga ora 08⁰⁰-19⁰⁰.

Ju ftoj që të marrim pjesë masivisht në votime dhe të përzgjedhim më të mirin për të na përfaqësuar .

Respekt për secilin nga ju që më keni mbështetur , besoj që së bashku do ecim përpara për të mirën e vendit dhe të Shqiptarëve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu