Futbollisti nga Kosova, Liridon Kalludra dhe Flamuri Kastrati u paraqitën standardë për Kristiansund-in, por të pafat si vendas, pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Stabaek.
Kastrati u zëvendësua në minutën e 67-të.
Në minutën e 12-të, Kalludra asistoi kur shënon Sormo për 1:0. Mysafirët barazuan 1:1 në minutën e 14-të përmes penalltisë që e konkretizoi Bohinen dhe Hansen shënon në minutën e 88-të për 1:2.
Stabaek është në vend të 5-të me 11 pikë pas 7 jave dhe Kristiansund është i gjashti me 10 pikë, por që ka pësuar humbjen e parë pas dy fitoreve 4 barazimeve.