Drejtoria e Ujësjellësit të Sarandës ka hapur një tender me vlerë 6,781,387.00 Lekë të ndara në tre lote.
Tenderi me objekt mirëmbajtje dhe riparim automjetesh ka rezultuar me problematika dhe zvarritje duke u skuqur në flamur të kuq për anulim tenderi dy ose më shumë herë.
OBJEKTI I PROCEDURËS: “Mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve dhe automjeteve të Shoqërisë Rajonale U.K. Sarandë”
KODI PËRKATËS NË FJALORIN E PËRBASHKËT TË PROKURIMIT (CPV): Automjete
Loti 1 – “Mirëmbajtje dhe riparim i automjeteve” – 2 777 950 (dymilion e shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë)lekë pa tvsh, shumatorja e çmimeve për njësi është : 1,789,995 (njëmilion e shtatëqind e tetëdhejtë e nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë) lekë pa Tvsh
Loti 2 “Mirëmbajtje dhe riparim i mjeteve” – 3 173 997 (tre milion e njëqind e shtatëdhjetë e tremijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë pa Tvsh, shumatorja e çmimeve për njësi është : 1 713 175 (një milion e shtatëqind e trembëdhjetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa Tvsh.
Loti 3 “Mirëmbajtje dhe riparim i gjeneratorëve” – 829 440 (tetëqind e njëzet e nëntë mijë e katërqind e dyzet) lekë pa Tvsh, shumatorja e çmimeve për njësi është: 531 112 (pesëqind e tridhjetë e njëmijë e njëqind e dymbëdhjetë) lekë pa Tvsh.
Në lotin e parë me fond limit 2 777 950 (dymilion shtatëqind e shtatedhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë) lekë pa TVSH operatorët e kanë ulur çmimin përtej vlerës logjike të shërbimit duke ngritur dyshime për mbarëvajtjen e këtij shërbimi. Me anë të këtij njoftimi ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marr pjesë (dy) operatorë ekonomike, të cilët kanë dorëzuar ofertat ekonomike si me poshtë: 1. KADIU “ sh.a me ofertë 1,752,000 (lekë çmim për njësi pa TVSH) sipas formularit të ofertës,
- PF Elton Lilaj me Nipt me ofertë 1,772,000 (lekë çmim për njësi pa TVSH) sipas formularit të ofertës nga shqyrtimi i dokumentacionit që kanë paraqitur operatorët ekonomike, rezultojne se të dy operatorët ekonomik i plotësojnë kërkesat dhe kushtet e DST-se të hartuar nga AK. Nga sa më sipër dhe në mbështetje të Ligjit të Prokurimit Publik Nr. 162, datë 23.12.2020 Nenit 92, KVO-ja konkludon se, ofertat e të 2 ( Dy ) OE teëcilët kanë konkuruar në LOTIN 1, janë të suksesshme, pasi i përmbushin të gjitha kriteret dhe kërkesat sipas DST-se të hartuar nga AK.
Por sapo ka kaluar këtë shpallje tenderi është anuluar në njoftimin e kontratës së shpallur. Sipas arsyetimit në procedura është anuluar me një fazë sepse nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme nga operatorët.
Ulja e çmimit në tendra nuk është përkufizim se shërbimi do të jetë cilësor. Ofertat duhet të kenë një logjikë financiare.
Nga sa vijon Abc24.al kërkon të dijë:
- Me çfarë procedurash i ka hapur dhe mbyllur tenderat Drejtoria e Ujësjellësit, Sarandë?
- Nëse ka pasur shkelje nga pala e operatorëve, pse nuk i është kundërpërgjigjur me shkresë zyrtare?
- Kjo zvarritje prcedurash, në llogari të kujt bëhet?
Vijon…/Abc24.al