Breshëri i shkatërron të mbjellat, fermerët korçarë të dorëzuar: Gruri i gjithi përtokë

0
Gjigandi

Mundi dhe djersa e një viti të tërë për fermerët e fushës së Maliqit ka shkuar dëm nga reshjet e dendura të breshërit dhe stuhia e erës që përfshiu pasditen e së enjtes qarkun e Korçës.

Grurë i rënë përtokë, dëm deri në masën 80% janë këto pamje që vijnë nga fshati Rrëmbec i bashkisë Maliq, por jo vetëm kjo kulturë ka pësuar dëme. Sipas fermerëve por edhe specialistëve që kanë zbritur në terren dëmi nga breshëri është shumë i madh në të gjitha kulturat bujqësore.

Fermerët shprehen se dëmet janë aq të rënda sa që këtë vit nuk presin asnjë lloj përfitimi nga kulturat e tyre bujqësore madje sipas tyre, fermerët këtë vit nuk do të jenë në gjendje të rikthejnë as investimet e bëra deri më tani. Ata kërkojnë ndërhyrjen e instancave përkatëse për të marrë të paktën shpenzimet që kanë hedhur në tokat e tyre, ndërsa për përfitimet e tjera fermerët janë dorëzuar.

Për të evidentuar dëmet, Bashkia e Maliqit ka zbritur në terren grupet e punës ku paraprakisht thuhet se dëmet janë shumë të mëdha sidomos në kulturat bujqësore si gruri dhe misri ndërsa pas verifikimit të dëmeve do i drejtohen drejtorisë rajonale të bujqësisë Korçë me qëllim dëmshpërblimin e fermerëve për dëmet e shkaktuara./bw

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu