Nëse jeni miqësor ndaj meditimit, ka shumë mundësi që të keni dëgjuar se ai vepron si një drogë e fuqishme
Mirëpo ky pohim nuk është dhe aq hiperbolik dhe mahnitës sepse sipas kërkimeve të fundit, për personat që kanë dhimbje emocionale, meditimi jep më shumë rezultat se morfina.
Gjatë një eksperimenti 75 persona u ndanë në grupe të ndryshme të menaxhimit të dhimbjes dhe grupet e kontrollit, shkruan Psychology Today.
Pas vendosjes të një ngrohjeje termike në lëkurë, shkencëtarët zbuluan se intensiteti i dhimbjes fizike të grupit të meditimit u ul mesatarisht me 27% dhe intensiteti i dhimbjes emocionale u reduktua me 44%. Nga ana tjetër, duke përdorur placebo është ulur me 11% (dhimbja fizike) dhe 13% (dhimbja emocionale).
Në studimet e fundit rezultoi se morfina e redukton dhimbjen vetëm me 22% duke e bërë meditimin dy herë më të fuqishëm përsa i përket aspektit emocional. Kjo mund të ndodh dhe si rezultat i mendimit se dhimbja është një ndjenjë kalimtare si gjithçka tjetër.
Është e nevojshme të thuhet se ndërkohë që ju vuani nga kyçi i ndrydhur ose ju është thyer zemra, është më mirë të qetësoheni dhe të provoni këtë mënyrë para ilaçeve.