Juventusi i prish punë Milanit

0
Gjigandi

Memfis Depai është prej kohësh objektiv i skuadrës së Milanit, që dëshiron ta sjellë në San Siro për të përforcuar sulmin i cili tashmë udhëhiqet nga Zllatan Ibrahimoviç.

Një lajm të mirë në lidhje me këtë objektiv që kuqezinjtë e ndjekin prej kohësh e dha dhe agjenti i tij, që pak ditë më parë shprehu hapur dëshirën për t’u larguar nga Lioni dhe për të luajtur me një skuadër tjetër.

Mirëpo, për t’ia prishur lajmin e mirë kanë menduar drejtuesit e Juventusit, të cilët kanë marrë informacione për sulmuesin holandez, raporton “Calciomercato.it”.

“Zonja e vjetër” kërkon një përforcim në sulm duke qenë se Higuain shihet gjithnjë e më larg Torinos pas merkatos së verës, prandaj dhe një profil si Depai do t’i bënte shumë punë, sepse ai mund të luajë edhe në krah të sulmit por edhe në majë të sulmit.

Për më tepër, Juventusi do t’i ofronte mundësinë të luante në Ligën e Kampionëve me shumë siguri, ndërsa kuqezinjtë nuk kanë akoma të sigurt as Ligën e Europës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu