Mesfushori brazilian mund të shkëmbehet me Miralem Pjanicin, i cili mund të përfundojë në Barcelonë
Juventusi është futur në garë për Philippe Coutinhon.
Ylli brazilian është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Bayern Munich.
Gjatë verës ai pritet të rikthehet përkohësisht në Barcelonë.
E më pas, e përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se Coutinho mund të shkëmbehet me Miralem Pjanicin, i cili me këtë rast mund të përfundojë në “Camp Nou”.
Ish-futbollisti i Interit, Espanyolit e Liverpoolit pëlqehet edhe në Angli, ku e duan Chelsea e Manchester Unitedi.