Juventus mendon për të ardhmen dhe kërkon të blindojë mbrojtjen, një repart që ka qenë gjithmonë mes më të mirëve në kampionatin italian.
Drejtuesit duket se po mendojnë të bëjnë një revolucion të vogël që do të prekë kryesisht krahët. Qendra e mbrojtjes është e sigurt me Chiellini-n, Bonucci-n dhe De Ligt-in.
Për sa i takon të tjerëve, Demiral duhet të konfirmohet, por Daniele Rugani dhe Cristian Romero, i huazuar te Genoa, pritet të thonë lamtumirë, sipas itasportpress.
Problemet më të mëdha janë në krahët e mbrojtjes: i vetmi që e ka vendin të sigurt është Danilo. Alex Sandro dhe De Sciglio mund të përdoren si kundër-oferta teknike.
Përforcimet mund të jenë Luca Pellegrini, aktualisht i huazuar te Cagliari, dhe blerjet e mundshme të Marcos Alonso ose Emerson Palmieri të Chelsea-t.