Juventus ka një plan për të ardhmen.
Në vitin 2022, Cristiano Ronaldo duhet t’i thotë lamtumirë bardhezinjve dhe klubi ka vendosur se cili duhet të jetë pasardhësi i tij. Dybala do të udhëheqë sulmin dhe në krah të tij do të jetë norvegjezi Erling Haaland.
Sipas Tuttosport, bardhezinjtë e shikojnë gjigantin e Borussi-as si kandidatin numër një për të marrë vendin e portugezit. 19-vjeçari ka shpërthyer me Slazburg-un dhe po vazhdon të shkëlqejë në radhët e Dortmund-it.
Kjo është arsyeja pse Juventus-i mund të hidhet në sulm për sulmuesin në verën ë vitit 2021, kur ai mund të lirohet nga verdheiznjtë me një klauzolë 75 milionë euro.
I vetmi problem për torinezët mund të jetë Real Madrid, që është vënë gjithashtu në gjurmët e norvegjezit dhe mund të bëjnë një tentativë në merkaton e kësaj vere.