Fatjon Jusufit i ka përfunduar kontrata me FC Shkupi, pas ndërprerjes së kampionatit vendor. Mesfushori tetovar me tipare sulmuese në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës nga Çairi, duke qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm për suksesin e ekipit që në fund u rendit në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.
Mësohet se Shkupi dhe futbollisti 24 vjecar kanë pasur disa takime për rinovimin e kontratës, por ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare.
Edhe pse afati kalimtar do të filloj me 15 të këtij muaji dhe do të zgjasë deri me 31 gusht, e ardhmja e Jusufit te FC Shkupi është në dilemë.
Jusufi gjatë karrierës së tij ka luajtur për Renovën e Tetovës, Partizanin e Tiranës dhe FC Shirak nga Armenia.