Jorginho e njeh mirë kampionatin italian

0
Gjigandi

Trajneri Maurizio Sarri është i vendosur për të punuar përsëri me mesfushorin, me të cilin kishte bashkëpunuar në Napoli dhe në Chelsea

Juventusi po vazhdon t’i bëjë presion Chelseat për Jorginhon.

“Bianconeri” janë të interesuar për mesfushorin brazilian me pasaportë italiane.

Trajneri Maurizio Sarri është admirues i madh i futbollistit, me të cilin kishte punuar edhe në të kaluarën në Napoli dhe në Chelsea.

Mediumi “The National” shkruan se kampioni aktual italian është i gatshëm t’i paguajë 40 milionë euro për ish-futbollistin e Napolit.

RonaTyra

Jorginho e njeh mirë kampionatin italian dhe me shumë gjasë do të përshtatej në taktikat e trajnerit Sarri.

Chelsea nga ana e tij ende nuk ka vendosur nëse do ta shesë apo jo përfaqësuesin italian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu