John Travolta me dedikim prekës për Bruce Willis, i cili njoftoi largimin nga aktrimi pas diagnos…

0
John Travolta me dedikim prekës për Bruce Willis, i cili njoftoi largimin nga aktrimi pas diagnos…
Gjigandi

John Travolta i ka bërë një dedikim prekës Bruce Willis, i cili ka njoftuar largimin nga aktrimi për shkak të një sëmundje të quajtur afazia.

Dyshja, të cilët luajtën bashkë në “Pulp Fiction” dhe “Look Who’s Talking”, kanë një miqësi që përfshin dekada.

Por familja e Willis konfirmoi dje (e mërkurë) se ai do të kërkonte kohë në karrierën e tij për shkak të një çrregullimi të trurit, i cili ‘po ndikon në aftësitë e tij njohëse’.

Travolta i bëri një dedikim Willis në Instagram, duke lavdëruar punën e tij të mahnitshme.

“Bruce dhe unë u bëmë miq të mirë kur ndamë dy hitet tona më të mëdha, Pulp Fiction dhe Look who’s Talking. Disa vite më vonë ai më tha, “John, dua që të dish se nëse diçka e mirë ju ndodh juve ndihem sikur është që më ka ndodhur mua”, tha ai.

RonaTyra

“Kjo është sa shpirt bujar është ai. Të dua Bruce”, ka thënë më tej aktori.

Bruce fitoi statusin e superyllit për rolin e tij si John McClane në “Die Hard”, por gjithashtu vazhdoi të luajë në filma të mëdhenj si: “The Fifth Element”, “The Sixth Sense” dhe “Sin City”.

Ai është i njohur për personalitetin e tij të fortë, por gjithashtu fitoi një ‘Glob të Artë’ për rolin e tij si detektiv privat “Moonlighting”.

Por, tani po largohet nga qendra e vëmendjes pasi u diagnostikua me afazi, që ndikon në funksionet njohëse si aftësia për të folur, shkruar dhe kuptuar gjuhën.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu