John Legend dhe gruaja e tij Chrissy Teigen kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të tretë. John dhe Chrissy janë martuar 10 vite më parë dhe janë prindër të 3 fëmijëve.
Legend njoftoi ardhjen në jetë të fëmijës së tretë gjatë një koncerti që ai organizoi.
Në një moment gjatë koncertit, John Legend tha: “Mirëpritën djalin e vogël këtë mëngjes. Çfarë dite e bekuar”
Ai shtoi se nuk kishte fjetur shumë dhe se pasi kishte qëndruar në spital në krah të gruas së tij.
Deri më tani, as Legend dhe as Teigen nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth ardhjes në jetë të fëmijës, ndaj nuk dihet emri i vogëlushit.
Teigen pësoi abort spontan në vitin 2020, duke vënë në dukje se u detyrua të merrte këtë vendim për të “shpëtuar jetën time për një fëmijë që nuk kishte absolutisht asnjë shans”.