Jo të gjithë yjet mund ta bëjnë – Lady Gaga arriti të marrë pjesë në dy mbrëmje çmimesh në të një…

0
Jo të gjithë yjet mund ta bëjnë – Lady Gaga arriti të marrë pjesë në dy mbrëmje çmimesh në të një…
Gjigandi

Lady Gaga solli magjepsjen duke u shfaqur me një veshje mjaft të guximshme në edicionin e 27-të të ndarjes së çmimeve, ‘Critics Choice Awards 2022’ në The Savoy Hotel të dielën në mbrëmje.

Këngëtarja 35 vjeçe, e cila është nominuar për aktoren më të mirë për portretizimin e Patrizia Reggiani në filmin “House Of Gucci”, ishte në qendër të vëmendjes teksa bëri një ndryshim të shpejtë nga fustani i saj prej kadifeje të veshur në BAFTA Awards 2022 për të kërcyer nëpër kryeqytet për ceremoninë.

Ndërsa ngjarja kryesore u mbajt në Fairmont Century Plaza në Los Angeles, një tapet i kuq i veçantë u organizua në Londër për të akomoduar yje si Gaga që nuk mundën të bënin udhëtimin nga kontinenti në kontinent, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

Gaga bëri që e gjithë vëmendja e saj të kthehet nga ajo, kur mbërriti në BAFTA 2022 të dielën pasdite në orën 16:30, përpara se të mahniste sërish publikun me një fustan të zi dhe të artë në tapetin e kuq të ‘Critics Choice 2022’ disa orë më vonë në orën 23:00.

Gaga mbërriti në Royal Albert Hall për BAFTA-n e veshur me një fustan prej kadifeje ngjyrë jeshile të mbyllur.

Ndërkohë në ‘Critics Choice Awards’, këngëtarja dhe aktorja tërhoqi vëmendjen me fustanin me dekolte të hapur, i cili vinte në pah gjoksin e saj atraktiv.

Duke i kapur flokët e saj në stilin topuz, interpretuesja e hitit “Born This Way” shfaqi figurën e saj të pabesueshme të trupit në veshjen e artë, i cili theksoi belin e saj në një prerje të fustanit te ajo pjesë.

Me mëngë të zeza dantelle, Lady Gaga shfaqi dekoltenë e saj të bollshme në fustanin që zhytej deri në kërthizë dhe ishte zbukuruar me një mori gurësh të çmuar.

Këngëtarja tërhoqi vëmendjen teksa zbriste në tapetin e kuq të ‘Critics Choice Awards 2022’ – pak pasi ishte parë më herët në mbrëmje, në Royal Albert Hall të Londrës për mbrëmjen e çmimeve BAFTA 2022.

Lady Gaga dështoi të fitonte çmimin “Aktorja më e mirë” për të cilin ishte nominuar në BAFTA 2022, i cili shkoi për Joanna Scanlan.

Ajo dështoi ta fitonte po të njëjtin çmim për të cilin ishte e nominuar edhe në ‘Critics Choice Awards 2022’, i cili në këtë event shkroi për aktoren Jessica Chastain, për rolin e saj në “The Eyes of Tammy Faye”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu