Jennifer Lopez dukej tipike elegante të shtunën teksa vizitoi një tjetër pronë rezidenciale me të fejuarin Ben Affleck.
Artistja e muzikës e rritue në Bronx, 52 vjeçe, u mbështjellë me një triko të gjatë ngjyrë kremi të thurur, shkruan
DailyMail
.
Ben e plotësoi dukjen e nuses së tij të ardhshme, i veshur me një këmishë të zezë dhe një xhaketë xhaketë ngjyrë bezhë ndërsa ata vazhduan të kërkonin një shtëpi të përshtatshme për familjen në Los Angeles.
Dyshja u pa në një ballkon teksa shikonin një shtëpi që ishte në ndërtim e sipër.
Jennifer i kishte lidhur flokët e saj në stilin bisht, teksa kishte vendosur një palë vathë dhe disa rrathë.
Mamaja e dy fëmijëve kishte vënë pak makijazh në fytyrën e saj, i cili karakterizohej kryesisht nga buzë me shkëlqim.
Çifti kanë rihyrë në treg për të blerë një shtëpi pasi marrëveshja e tyre e mëparshme për një banesë prej 55 milionë dollarësh (50.8 milionë euro) dështoi.
Ditët e fundit dyshja kanë bërë ndalesa në lagjet Bel-Air, Beverly Hills dhe Holmby Hills ndërsa po kërkojnë për rezidencën e tyre të ëndrrave.
Të martën, çifti i sapofejuar u pa në një pronë masive prej 165 milionë dollarësh (152.5 milionë euro), e cila dikur ishte në pronësi të manjatit televiziv Aaron Spelling.
Këto kërkime për blerjen e një shtëpie të re, vijnë pasi marrëveshja e tyre për një pronë prej 55 milionë dollarësh (50.8 milionë euro) në Bel-Air dështoi, sipas
TMZ
.
Ndërsa nuk dihet se çfarë i bëri yjet të tërhiqeshin nga blerja e pronës së fundit, ata që atëherë kanë qenë duke vizituar shtëpi shumë më të shtrenjta në të njëjtën zonë.
Lopez detajoi fejesën intime të saj dhe Affleck në një buletin të shpërndarë në faqen e saj të internetit.
“A keni imagjinuar ndonjëherë se ëndrra juaj më e madhe mund të realizohej?”, ka shkruar ajo në postimin e saj. “Natën e së shtunës, ndërsa isha në vendin tim të preferuar në tokë (në banjën me flluska), dashuria ime e bukur u gjunjëzua në njërin gju dhe i propozoi martesë”, tha Lopez.
“Më zunë krejtësisht në pakujdesi dhe thjesht e pashë në sytë e tij duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë duke u përpjekur fort të kuptoja faktin se pas 20 vitesh kjo po ndodhte përsëri, unë mbeta fjalë për fjalë pa fjalë dhe ai tha: ‘Është një po?’ – Unë thashë PO, sigurisht që është një PO”, shkroi tutje këngëtarja e hitit “In the mornging”.
“Unë po buzëqeshja aq shumë dhe lotët po më rridhnin në fytyrë, duke u ndjerë kaq tepër e lumtur dhe e plotë. Nuk ishte asgjë e zbukuruar, por ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë.vetëm një natë e qetë e së shtunës në shtëpi, dy njerëz që premtonin se do të ishin gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Dy njerëz shumë me fat. Kush mori një shans të dytë për dashurinë e vërtetë”, shtoi Jennifer.
“E gjelbërta ka qenë gjithmonë ngjyra ime me fat dhe tani, me siguri, do të jetë gjithmonë”, theksoi artistja.
Në fillim të kësaj jave, ajo ndau një lajm emocionuesm e fansat e saj në Instagram.
Lopez njoftoi se një dokumentar për jetën e saj do të publikohet në platformën Netflix këtë verë.
/abc24.al/