Jennifer Aniston u përball me një luftë të fshehtë me fekondimin in vitro (IVF), për të cilën ka folur vetëm tani. Aktorja është në kopertinën e revistës Allure të këtij muaji dhe në intervistën shoqëruese ka rrëfyer disa të pathëna.
Ajo tregoi se donte të kishte fëmijë, por pati probleme për të mbetur shtatzënë dhe i mbajti të fshehta përpjekjet e saj.
“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua,” reflektoi Aniston.
Ajo tha se askush nuk ishte në dijeni për përpjekjet e saj dhe nuk tregoi se kur e bëri këtë përpjekje saktësisht. Megjithatë, ajo tha se ka provuar pothuajse gjithçka, përfshirë IVF.
“Të gjitha ato vite dhe vite spekulimesh… Ishte vërtet e vështirë,” tha Aniston. “Isha duke bërë IVF, duke pirë çajra kinezë. Po u hidhja gjithçka. Do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: ‘Ngri vezët. Bëji një nder vetes’. Thjesht nuk e mendova. Kështu që, ja ku jam sot. Anija ka lundruar.”
Aniston tha se tashmë, në moshën 53-vjeçare, ka bërë paqe me rrugën e saj. Aktorja nuk pati kurrë fëmijë, por tha se nuk është penduar, duke shtuar:
“Në fakt ndiej pak lehtësim tani, sepse nuk ka më: ‘A mundem? Ndoshta. Ndoshta. Ndoshta.’ Nuk duhet të mendoj më për këtë”.
Aniston reflektoi mbi periudhën kur njerëzit kishin spekuluar më së shumti për planet e saj për t’u bërë me fëmijë: gjatë ndarjes së saj nga Brad Pitt në 2005-ën. Në atë kohë, tabloidët spekuluan se ata u ndanë sepse Aniston kishte refuzuar të kishte fëmijë me Pitt, gjë që aktorja e ka mohuar në atë kohë. Në intervistën me Allure, Aniston tha se ideja se ishte thjesht egoiste dhe thjesht i interesonte vetëm karriera e saj, ende i dhemb.
“Dhe Zoti na ruajt që një grua të jetë e suksesshme dhe të mos ketë fëmijë,” tha ajo. “Dhe arsyeja pse burri im më la, pse ne u ndamë dhe i dhamë fund martesës, ishte sepse nuk doja t’i jepja një fëmijë. Ishte gënjeshtër absolute. Nuk kam asgjë për të fshehur në këtë moment.”
Aniston shtoi se pas kaq shumë vitesh që ka mbajtur të fshehtë historinë e saj me IVF-në, tani nuk ka më asgjë për të fshehur.