Pas deklaratave të Robert Aliajt për Kristin, reagon ashpër Kejvina: Zoti çapaçul…

0
Gjigandi

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Kejvina Kthella ka bërë një reagim të ashpër ndaj Robert Aliajt, babait të Krisiti, i cili është gjithashtu pjesë e formatit. Teksa ishte ende në shtëpi, Kejvina “iu qep” Kristi dhe u duk se mes tyre mund të ketë diçka.

Asokohe, Robert Aliaj, në një intervistë që dha, e konsideroi modelen “jo të denjë” për Kristin. Gjithashtu, për situatën e krijuar së fundmi mes Kristit dhe Keisit, Aliaj i doli kundër edhe komenteve të Sabianit për djalin e tij, duke i cilësuar si “anadollake.”

Të gjitha këto reagime, Kejvina i ka përmbledhur në një postim në Instastory, krahas së cilit shkruan: “Zoti çapaçul Aliaj, ndrysho ngjyrën e manikyrit jo fjalët o Bur”.

Kujtojmë se kur Kejvina ishte ende në “Big Brother Vip”, Roberti është shprehur shumë i prerë teksa tha se po ndryshoi mendje Kristi, “mua nuk më ka baba”. Roberti tregoi se i biri është i lidhur jashtë, ku theksoi se ka disa parimet kur bëhet fjalë për personin që do të krijojë familje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu