Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e Nuredin Dumanit. Raportohet se “spiuni” që çoi në pranga 37-vjeçarin nga Dibra kishte treguar pallatin ku ishte Dumani, por jo numrin e apartamentit ku qëndronte ai.
Për këtë arsye, RENEA kontrolloi 4 apartamente para se të kapte Dumanin.
Gazetari Elton Qyno thotë se në apartamentin e parë janë gjetur vetëm njerëzit e shtëpisë dhe asgjë e paligjshme. Pas kësaj, janë hapur dhe dy apartamente të tjera, ku sërish është kryer e njëjta procedurë, por pa konstatuar diçka.
Ndërkohë, në apartamentin e katërt dera është hapur nga vajza nga Kosova(e dashura e Dumanit), Mirjetë Hajdini. Kjo e fundit u kishte treguar policëve se ata janë nga Kosova dhe kishin ardhur për turizëm disa ditë.
Sërish është kryer kontrolli dhe Dumani është gjetur i shtrirë dhe me armë zjarri në dorë. Ai shtirej sikur flinte, ndërsa forcat RENEA konstatuan plagën në shpinën e tij, ndërsa më pas kuptuan që personi që kishin përballë ishte 39-vjeçari i shumëkërkuar.
Në të njëjtën shtëpi policia arrestoi dhe Henrik Hoxhajn, bashkëpunëtorin e Dumanit e të dashurën e tij që u la sot në masën “detyrim paraqitjeje”. Ndërkohë, Dumani dhe Hoxhaj u lanë në burg. 39-vjeçari lëvizte me emrin Arvit Spahiu dhe kishte vetëm një javë që kishte hyrë në Shqipëri.